Home
Über mich
Mediation
Meine Leistungen
Albanisch
Kontakt
     
 


                                            ku dallon nga ndërmjetësimi tek shqiptarët? Lexo këtu

                                           Më tepër për shërbimet tona kiliko këtu.


 ÇKA ËSHTË MEDIACIONI?

Mediacioni (apo ndërmjetësimi) është proces me (vet)dëshirë për zgjidhjen konflikteve jashtë gjykatës. Palët në konflikt kanë mundësi që në këtë proces ta thërrasin një palë neutrale të tretë – mediatorin – me ndihmën e të cilit do të bëhet përpjekja për të punuar në zgjidhjen e problemit duke vetëndikuar dhe të pranueshëm nga gjitha palët.

Për dallim nga procedurat gjyqësore rezultati i këtij procesi qëndron krejtësisht

në duart e palëve pjesëmarrëse. Këtu nuk vendos gjykatësi, por vet palët pjesëmarrëse.

 QËLLIMI I MEDIACIONIT

Qëllimi i meditacioni është gjetja e një zgjidhjeje që do të ishte e dobishme për të gjithë, e që do të bartej nga vetë pjesëmarrësit që të shpie drejt një “paketimi” të konfliktit me orientim drejt së ardhmes.

Ky qëllim arrihet me anë të komunikimit mes palëve gjatë procesit të udhëhequr e ndërmjetësuar nga mediatori, duke u sjell me konfliktin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të vetë përgjegjëse dhe në fund duke kërkuar mundësit për zgjidhje kreative dhe ato për t`i realizuar.

 MEDIACIONI NJË KONCEPT I SUKSESSHËM

Mediationi sot është duke u përdorur në fusha të ndryshme shoqërore. Edhe ligjdhënësit janë duke u përpjekur (në vende të ndryshme të Evropës) që në ligjet adekuate t`i krijojnë hapësirë mundësisë së procedurës mediative.

 ÇKA FLET PRO MEDIACIONI?

Në këtë mënyrë të zgjidhjes së konflikteve kemi kooperimin në vend të konfrontimit:

-Mediacioni përpiqet për një sjellje paqësore dhe produktive.

-Mediacioni avancon qytetarin e vetë përgjegjshëm që i beson fuqisë vetjake për zgjidhjen e konfliktit në vend se çështje të gjykohet nga dikush nga lart.

-Mediacioni ofron zgjidhje të konfliktit të mbështetura në interesat dhe të ardhmen.

-Mediacioni iu ndërmjetëson individëve aftësinë që konfliktet t`i vetë edhe në të ardhmen.

-Në procesi meditative kursehen koha dhe shpenzimet, sepse kjo nuk është si në procedurat gjyqësore.

SI BËHET MEDIACIONI?

Procedurën e mediimit (mediacionit) e përshkojnë disa faza. Psh. faza parapërgatitore fillon me iniciativën për ndërmjetësim nga njëra prej palëve në konflikt, marrja e kontaktit me mediatorin (ndërmjetësuesin) pastaj marrja e kontaktit me palën tjetër në konflikt, trajtimi i shkurtër i kuptimit dhe qëllimit të meditacionit në rastin e dhënë, nxitja e gjetjes së formulimeve dhe rregullave që do duhej të respektohen gjatë meditacionit (ndërmjetësimit).

Më tutje emërohen temat e konfliktit, vazhdohet me theksimin dhe vizualizimin e interesave dhe nevojave të palëve në konflikt, për të kaluar më pastaj në kërkimin e propozimeve për mundësin e zgjidhjes së konfliktit. Në fund palët kanë mundësi të përfundojnë konfliktin e tyre duke u marrë vesh me nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim, apo edhe vetëm me gojë ku do të diskutohet edhe për mundësin e implementimit të marrëveshjes së arritur.

FUSHAT KU PËRDORET MEDIACIONI

Mediacioni sot aplikohet në këto fusha: në të drejtën familjare (ndarje, shkurorëzim, trashëgimi, konflikte gjeneratash, mes vëllait e motrës etj.), mediacioni në shkolla (konfliktet mes nxënësve, mes nxënësve dhe edukatorëve), mediacioni në punë dhe ekonomi (konfliktet përbrenda firmës, konfliktet mes firmave), mediacioni në të drejtën publike (mes fqinjëve, ndërtimet, ruajtja e ambientit, planifikimet), në të drejtën penale (viktimë-i akuzuar-këtu mundësit janë të kufizuara), mediacioni ndërkulturor (aty ku kultura është shkaktare e konfliktit).
 

 Keni nevojë për ndërmjetësim?

Ne ju ofrojmë ndërmjetësim profesional. Edukimi ynë gjithëpërfshirës (drejtësi, psikologji, histori, kulturë) në fushën e mediacionit modern (ndërmjetësimit) na bën kompetent për të ndërmjetësuar në konfliktet dhe mosmarrëveshjet që keni.

Ne veprojmë sipas motos: diskret, neutral, besueshmëri, korrektësi. Puna jonë e ndërmjetësimit bëhet sipas procedurës moderne të meditacionit që aplikohet në Amerikë dhe Evropë.

Na kontaktoni!